Skip to content

Kapen 6 sirianë në Vernik

Vazhdojnë rastet e ndalit të sirianëve në vendin tonë, bëhet me dije se këtë të premte policia e Korçës ka ndaluar 6 Siriane të tjerë në vendin e quajtur Vernik.
 
Sipas informacioneve sirianët kanë kaluar nga Greqia në drejtim të vendit tonë.
 
Ndërkaq në ndryshim  me refugjatët e tjerë të kapur në anën tonë të kufirit 6 sirianët e kapur sot nuk kanë kërkuar azil politik, por kanë thënë se vendin tonë do ta përdornin për kalim tranzit drejt vendeve të BE-së.