Mesha e kësaj së dielës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, i është kushtuar shpirtit të veprimtarit Adem Demaçi.

 

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka thënë se Adem Demaçi i është bashkuar një atdheu të ri e që është atdheu qiellor, i është bashkuar Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Nënë Terezës.

 

Dodë Gjergji bëri të ditur se një grup besimtarësh kanë kërkuar që kjo meshe e të dielës t’i kushtohet veprimtarit Adem Demaçi. Në fjalën e tij Ipeshkvi i Kosovës, Donë Lush Gjergji pati edhe një porosi, ku ai tha se populli sot ka nevojë për të gëzuar lirinë e vet.

 

Pjesëmarrës në këtë meshë për veprimtarin Adem Demaçi, ishin edhe dy fëmijët e tij, Abetarja dhe Shqiptari. Ata shprehen falënderimet e tyre që kjo meshë e së dielës i është kushtuar shpirtit të babait të tyre.

 

Nga ana tjetër Abetare Demaçi tha se babai i saj ishte njëri i kombit dhe që ishte njeri që ka besuar në Zot.Veprimtari Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare të enjten që e lamë pas, ndërsa është varrosur ditën e djeshme me nderime të larta shtetërore tek varrezat e dëshmorëve të lagjes së Velanisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re