Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Këshillit Kombëtar PD e ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja nuk mendon se është përçarë Partia Demokratike.
Mimoza Hajdarmataj thekson se 4200 firmat nuk duhen paragjykuar, ndërsa ajo thotë se Lulzim Basha është tmerruar nga vendimet që do të merren në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Pas kësaj përplasje, PD a do të ndahet në dy kampe? “Nuk ka si ndahet PD në dy pjesë dhe këtë do ta tregojë Kuvendi më 11 dhjetor. Ata që kanda dalë kundër Bashës do të izolohen do të jenë një pakicë e vogël, nuk është ndarje ajo. T’i heqësh të drejtën pa pyetur asnjë strukturë ishte vendimi i gabuar i Bashës. Kadilli ka të drejtë që na fut të gjithë që ne e kemi mbështet Bashën, ne nuk do të kërkojmë falje cdo ditë. Unë nuk jam e re në PD dhe i di si janë proceset, nuk ka gjetur një figurë si Berisha që po kthen shpresën. Është një foltore model ajo e Berishës. Realisht nuk ka alternative deri tani, ju nuk arritët të merrnit vota.
Janë përtej 4200 firmave. Ti paragjykosh në këto momente 4200 firmave është gabim i radhës i Bashës dhe kupolës së PD. Unë ve re në takimet e përditshme që ka një lloj revolte pasi këta kanë shtuar një inat më shumë. Të të gjithë demokratët ndihen të fyer. Tmerrin që i ka zënë Bashën pasi thoshte sdo ketë Kuvend kundër vendimit të Amerikës, tani nisin thonë nuk janë firma. Kjo po mi shërben ikjes së padiskutueshme të zotit Basha. Kjo do ta fuqizojë pjesëmarrjen e datës 11 dhjetor”,tha Mimoza Hajdarmataj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
