Orët e fundit ka pasur kaos në rrjetet sociale të Turqisë, pasi kanë qarkulluar zëra se Fethullah Gylen ka vdekur, madje është helmuar. Sipas mediave turke, një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë është vetëvrarë. Sipas po këtyre mediave thuhet se Gylen është viktimë e përplasjes për pushtet brenda organizatës së tij dhe në këto përplasje që kanë ndodhur vitet e fundit ka pasur edhe të vrarë ose të eleminuar të tjerë. Ndër figurat kandidate për vendin e Gylenit të eleminuar, janë Mehmet Ali Shenguli dhe Mustafa Jeshil.
Shenguli u deklarua se vdiq nga Koronavirusi, por raportime të ndryshme mediatike thanë se vdiq nga mjekimi i gabuar në doza të mëdha, të dhëna nga një mjek i paguar nga Mustafa Ozxhan. Ai jetonte si imam në Gjermani dhe ka qenë një prej themeluesve të organizatës. Më pare ai ishte përfshireë në një përplasje për drejtimin e organizatës me Ozxhan.
Mustafa Jeshil ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i lidhjes së shkrimtarëve në Turqi dhe në hierarkine e organizatës, ka qenë numri dy i saj. Ai u eleminua nga drejtimi i organizatës, nëpërmjet shkatërrimit të figurës morale. Të besuarit e Ozxhan, në bazë të dijenive që kishin se ai shoqërohej me femra, në një rast e regjistruan atë në një video duke kryer marrëdhënie jashtë martesore në një hotel. Pas kësaj Jeshil u teërhoq nga aktiviteti publik për organizatën.
Eleminime të tilla kjo organizatë ka pasur edhe më herët, sic është rasti i Nuretin Veren i cili u përjashtua dhe kërcënua me vdekje nga vetë Gyleni. Gjatë një takimi ai u rrah barbarisht nga të besuarit e Gylenit në prezencën e vetë Gylenit, ku edhe ai vetë e kishte goditur. Të gjitha këto janë të dëshmuara prej tij publikisht, ku më pas ai u mor në mbrojtje nga policia.
Avokati Burak Bekiroğlu shkroi në llogarinë e tij në Tëitter se një oficer i inteligjencës turke depërtoi në pallatin ku qëndronte lideri feto, në Pensilvani dhe e helmoi atë.
Megjithatë, faqja tr724, e njohur për kontaktet e saj me FETO-n, hodhi poshtë vdekjen e Fethullah Gylenit, duke pretenduar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Megjithatë, mediat proqeveritare turke këmbëngulin se Gyleni ka vdekur, por organizata po përpiqet të mbaj sekret informacionin. Sipas disa mediave thuhet që organizata është duke e vonuar shpalljen e vdekjes së tij, që mendohet të ketë ndodhur që prej ditës së djeshme, pasi presin ta shpallin atë gjatë natës së premte, (nata midis të enjtes dhe të premtes) për ti dhënë cilësitë e një vdekjeje të mirë, sipas Islamit.
Fetullah Gylen është në moshën 80 vjecare, i pamartuar dhe ka vuajtur nga një numër sëmundjesh. Ai mbetet i kërkuari numër një i Turqisë dhe presidenti Erdogan i ka kërkuar SHBA-së ekstradimin e tij disa herë. Situata pritet të sqarohet, në orët në vijim.
Burimi Mediat turke
