Skip to content

Ngjarje e turpshme në Gjirokastër, e mitura bie pre e ngacmimit s*ksual, policia arreston 34 vjeçarin

Një tjetër ngjarje e turpshme ka ndodhur në vend. Këtë herë në Gjirokastër, një shtetas 34 vjeçar me inicialet E.G ka rënë në prangat e policisë pasi raportohet të ketë ngacmuar një shtetase të mitur 17 vjeçare.

Ngjarje të tilla po bëhen të shpeshta në vend, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e fëmijëve të mitur. Ndërkohë policia ka referuar materialet e nevojshme dhe po bën verifikimet e mëtejshme për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i Plotë:

Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjece.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipër i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual “.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb