Skip to content

Trajleri shtyp tërësisht makinën, 46 vjeçarja shpëton për mrekulli vetëm me disa gërvishtje

Një grua 46 vjeçare ka arritur t’i shpëtojë një aksidenti të rëndë që ka habitur jo pak njerëz, por edhe autoritetet policore e zjarrfikësit që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga automjeti i shtypur plotësisht prej një trajleri.

“Në opinionin tim kjo është një mrekulli. Nuk e di sesi ajo i mbijetoi kësaj”-tha një prej oficerëve të policisë.

Shumë njerëz thonë nuk kishte mundësi që 46 vjeçarja t’i shpëtonte këtij aksidenti e se duket sikur vetë Perëndia ka ndërhyrë për t’ja shpëtuar jetën.