Skip to content

Aksident i rëndë në Elbasan, 25 vjeçari me “Benz” përplaset me motorrin, dërgohen në spital drejtuesi dhe pasagjeri

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 19.11.2021, në orën 12:00, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, shtetasi D. K., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. C., 54 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi Nj. F., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb