Ditën e sotme, u bë publik rasti i 28 vjeçarit të humbur nga Erseka. Sherif Mukaj, i datëlindjes 30.04.1993, para se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitetit dhe një telefon).
Familjarët, të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, thanë se djali nuk ka folur me asnjë njeri para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga SHBA drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.
Qerim Mukaj, babai i djalit të humbur: Për herë të fundit kam pasur kontakt të hënën me datë 1 nëntor. Me datë 5 nëntor i kam rënë telefonit, zilja binte por nuk përgjigjej. Të hapen tabulatet e telefonit dhe prokuroria të shpejtojë me hetimet e bëra. Nuk ka patur shqetësime nga asgjë. Nuk dimë çfarë të mendojmë lidhur me këtë gjë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
