Arbër Agalliu, gjatë emisionit “Të Pathënat”, nga Arbi Fortuzi, u shpreh se politika shqiptare është investuar më shumë në aspektin folklorik se sa me nisma konkrete.
Sipas Arbër Agalliut, duhet investuar në brezat e rinjë, pasi e po e humbim brezin e ri, pra fëmijët e emigrantëve shqiptarë.
Agalliu thotë se problem mbetet fakti se shqiptaërt jashtë kufirit nuk kanë të drejtë vote, që është thelbësore për demokracinë.
Fjala e Arbër Agalliut
Komuniteti Shqiptarë është komuniteti më i madh për sa i takon komuniteteve jashtë BE, këtu në Itali. Sot shqiptarët në Itali kanë mbi 30 vite që jetojnë e këtu, që investojnë këtu. Tashmë jemi në 30-vjetorin e eksodeve masive. Kujtojmë anijen vlora që në 8-gusht 1991, që u mësoj italianëve se çfarë do të thotë emigrim masiv. Për rreth 500 000 jetojnë aktualisht këtu në Itali. Mandej është dhe komuniteti arbëresh, që nuk merret parasysh po thuajse fare.
Mund të themi se këto ditët e fundit ka qenë prezent në Itali dhe në qytezat arbëreshe të Siçilisë, Presidenti Ilir Meta. Kohët e fundit, diçka po lëviz. Vazhdojnë akoma institucionet tona të mos performojnë në mënyrë admiruese, por besoj se me kalimin e kohës gjithçka mund të përmirësohet.
Ministria e Diasporës nuk duhej hequr, por duhej përmirësuar. Deri më sot mbahet mënd ajo ministri për aktivitetet folkloristike, sesa për politikat e ndërmarra ndaj komunitetit arbëreshë. Diaspora priste shumë këto vite. Kërkonte të pajisej me të drejtën e votës. Është një betejë që Diaspora duhet të vazhdojë të jetë e angazhuar. E drejta e votës është pjesë thelbësore e demokracisë dhe u ju jep mundësinë diasporës që të ndjehen gjithnjë e më pranë vendit tonë. Jo vetëm kjo, por më parë citova komunitetin arbëreshë, që veç angazhimeve folkloristike, nuk është bërë asgjë tjetër.
Unë jam qytetar i thjeshtë, gazetar, tentoi të përcjell ato që janë mesazhet e qytetarëve dhe bashkëkombasve të mi.
Kur flasim për Diasporën Shqiptare, ne anashkalojmë gjeneratën e dytë, fëmijët e emigrantëve shqiptarë, që kanë linudr në Italia po në vendet ku ndodhen. Për të dhënë një shembull për të kuptuar panoramën. Sot, në 2021, situata e shoqatave shqiptare është krejt ndryshe nga sa ishte në 10 vite më parë apo 15-20 vitë më parë. Janë gjithnjë e më të pakta. Shpesh herë tentojnë me ato forcat e pakta të mbijetojnë me aktivitete, shumica aktivitete, shumica folkloristike. Një njeri mund të themi italo-shqiptarë, gjenerata e dytë, për t’u tërhequr nga vendi i linjdes së prindërve, puna e parë duhet të njohi shqipen, historinë e Shqipërisë. Sot nuk kemi kurse të gjuhës shqipe për të lehtësuar kthimin në mëmëdhe. Nnuk mjafton një përftimi për sa i takon aspektit ekonomik e monetar për të tërhequr në mëmëdhe, gjeneratat e dyta. Gjeneratat e dyta kanë nevojë për praninë e institucionev.e Kanë nevojë, duket banale, por kjo vlenë edhe për komunitetin arbëreshë, kanë nevojë për abetaren.
Unë nuk jam politikan, jam nië lidhje konstante me komunitetin shqiptarë e arbëreshë. Për sa i përket politikës besoj se ne kemi një numër të mjaftueshëm politikanësh që paguhen nga taksapaguesit për të bërë këtë gjë. Ska ardhur kush ti trokasi arbër agallitu apo dikujt tjetër ëpr të folur për gjendjen e gjeneratave të tdyta. Përcjell një ankesë një shqetësim si gazetar që jam. Ka njerëz që dëgjojnë, apo që kanë kapacitete të forta e kuptojnë se çfarë ndodh në vendin fqinjë.
Përfshirja e diasporës në mënyrë më të gjerë, për të drejtën e votës veçanërisht është thelbësore. Nga ana tjetër Ministria e Diasporës bashkë me politikat e marrë katër vite e fundit nuk ka funksionuar, duhet të kuptojmë se përse nuk ka funksionuar. Nga ana tjetër, besoj se politikat e fasadës, shpesh herë këto 30-vitet e fundit kanë përcjell pra, politikën e shtetin tonë, besoj se duhet të marrin fund e të aplikojnë politika të reja, politika përfshirëse dhe sidomos të angazhohen institucionet me rolin që kanë.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
