Skip to content

ONM mbështet zgjatjen e mandateve të organeve të vettingut

Drejtuesi i bordit të ONM, Maciej Popowski në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ka mbështetur zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Popowski ka thënë në këtë mbledhje se në emër të Komisionit Evropian kjo iniciativë është shumë e rëndësishme.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme

E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë

ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses

Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar

Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi

Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht

Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione”, tha Popowski.