Namik Dokle, një ndër senatorët dhe personalitet i shquar i Partisë Socialiste gjatë viteve të tranzicionit, pas pensionit politik ka vendosur t’i përkushtohet letërsisë.

Ish-rival i Ramiz Alisë për postin e Presidentit në vitin 1991, ish-numri dy i PS-së, ish kryetar Kuvendi (2001-2002), dhe deputet i përhershëm i PS-së (1991-2017) Namik Dokle u shfaq gjithnjë larg një politikani konfliktual.

Promovimi i romanit të Namik Dokles mori një vëmendje të veçantë në panair. Mes të pranishmëve tërhoqën vëmendjen emra të njohur të së djathtës, si Bujar Leskaj dhe Fatmir Mediu, të cilët bashkë me romanin patën fatin të merrnin edhe një autograf nga autori i librit.

Dokle dhe bashkëshortja e tij kaluan pak kohë më parë Covid-19, ndërsa gjatë kësaj periudhe ai gjeti forcë, jo vetëm që të sfidonte sëmundjen e vështirë, por të mbyllte me po aq sukses romanin e tij më të fundit.

“Kolerë në kohën e dashurisë. Dje u promovua në panair, sot nisi udhëtimin drejt lexuesve romani im më i ri,” tha Namik Dokle. “Falenderime të përzemërta miqve që ishin dje me mua!”.

Politikanët e urtë dhe të mirë dinë të dhurojnë dashuri edhe në kohëra shumë të vështira. (A.Muraçi)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re