Ashtu sic është bërë zakon, banorët e ‘5 Majit’ kanë dalë përsëri në protestë mbrëmjen e sotme për të kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre në kuadër të projektit të rindërtimit të banesave të reja për të prekurit nga tërmeti.
Banorët nuk duan marrëveshjen që i ka propozuar Bashkia Tiranës për të marrë shtëpi për shtëpi, por kërkojnë që të kompensohen në mënyrë të plotë për shtëpitë e tyre dhe më pas do të lejojnë vijimin e projektit.
Thirrjet kundër qeverisë që sipas tyre po i dhunon të drejtën e pronës nuk kanë qenë të pakta nga këta banorë, por së fundmi ata kanë shpërthyer edhe ndaj opozitës, të cilës i kërkojnë që të bllokojë Foltoren e parlamentit.
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
