Banorët e Shkozës ditën e shtunë kanë dalë në protestë ku pretendojnë se ARSH ka ndryshuar projektin dhe në këtë mënyrë preken të gjitha shtëpitë e tyre të ndërtuara në këtë zonë.
Gjatë prononcimit për “Fax Neës”, banorët kërkojnë qeverisë për ta zgjidhur problematikën pasi sipas tyre ky devijim i projektit është bërë me qëllim duke favorizuar pronarin e një toke që është bosh.
Një grua e moshuar shpërtheu në lot dhe tha se do të sakrifikojë jetën e saj vetëm që shtëpia e saj mos prishet.
“Na kanë dërguar si përgjigje letrën e ARSH. E drejta jonë, kjo është lënë për qëllimin që të ndërtohet unaza e madhe e Tiranës edhe është devijuar 60 metra në lindje. Nga bashkia e Tiranës nuk na është bërë asnjë konsultim publik, matjet filluan në fshehtësi. Përgjigja e ARSH ishte e thatë. Gjurma e re prek më shumë banesa, këta kanë devijuar nga njëri krah në krahun tjetër, unaza të ndërtohet me projektin e vejtur, sepse ne nuk mund ti bëjmë shtëpitë me rrota sa herë ndryshojnë këta projektet. Nga mbikalimi i shkozës deri në mbikalimi lart është bërë një hartë por inxhinierët korda që bashkon dy pikat është më e shkurtër se harku i rrethit, përse është lënë kjo tokë bosh dhe kalon projekti mbi banesat tona. Këtu kalon tubacioni i bovillës, tubacioni në qershor është në rrugën ekzistuese, nuk preket tubacioni. Nëse do të ndërtohet në gjurmën e re ka shtylla të tensionit të lartë, kurse këtu ku është bosh nuk duan ta kalojnë rrugën. Nuk na jepet një shpjegim. Firma ka ardhur ka bërë matje dhe nuk ka bërë studim gjeologjik. Ne deri tani po sillemi si qytetar, ne nuk jemi të marrim hunj dhe të përleshemi me policinë as të shajmë qeverinë, ne kemi problem me ARSH. Unë i jam drejtuar personalisht me kryeministrin por ai është keq informuar, dua dhe kam besim vetëm tek kryeministri që mund të ndryshojnë këtë punë. Është absurde kushdo që vjen e shikon. Toka e priftit nuk është e zënë por toka është blerë me akt noterial të gjitha. Dëmshpërblimi i shtëpisë nuk është vetëm vlera monetare”, thotë një banor.
“Unë klëtë tokën e kam blerë që në 1999. Tani projekti ëhstë ndryshuar, i bëj thirrje kryeministrit të interesohet dhe kja lobim për këtë punë për ndryshimin e projektit të unazës. Rama të bëjë oponencë projektit të ARSH dhe jam i bindur që do të dalë kjo që po themi ne”, tha banori.
“Unaza le të bëhet por le të tregojnë mos e bëjnë fshehur. Kam që në 95 në këtë lagje. Këta kanë ndryshuar projektin. Kush vjen më prish shtëpinë unë do të jap jetën, këtu nuk ka shtet me 3 projekte e ndryshojnë sa herë të duan. Cfarë bëjnë këta kështu?! Nuk duhet të bëhet unaza me hile. A ka shtet apo jo”, tha banori.
“Unë do të hip sipër shtëpisë, do të marr thikën ose ilac miu (shpërthen në lot). Nuk lejoj askënd të më prishë shtëpinë pa të drejtë, unë bashkë me burrin do të hip sipër shtëpisë le të më vrasin mua”, thotë mes lotësh një grua e moshuar.
…
/faxweb
