Skip to content

“Ndalimi i qeseve plastike është pa kthim”, ministrja Kumbaro i vendos ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri më 30 nëntor keni kohë për…

Ministrja e ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ka vendosur ultimatum kryebashkiakëve deri më datën 30 nëntor të përcaktojnë me koordinata të sakta ndarjen e territoreve në bregdet, kujt i takon privatit dhe pjesën publike.

Gjithashtu në fjalën e saj Kumbaro tha se nga vera e ardhshme do të hiqen përfundimisht nga qarkullimi të gjitha qeset plastike të cilat ndotin mjedisin.

“Ta parashikojmë sa më mirë territorin të gjitha bashkitë e bregdetit deri më 30 nëntor duhet të kenë dorëzuar në ministrinë së Turizmit dhe mjedisit me koordinata të sakta hapësinore të gjitha territoret, ndarjen e plazheve të destinuara nga plazhet publike dhe plazhet private. Jeni ju që i caktoni, nuk i cakton ministria e Turizmit, ju e ndani cili është plazh publik dhe cili i jepet për menaxhim privatit. Vetëm koordinimi mes nesh do të na ndihmojë për ti mbajtur pastër për ti shërbyer qytetarëve. Këtë do ta bëjmë nëse jemi gjithmonë bashkë.

Mbase nuk e dini por qeset tona të cilat hidhen shpërndahen bashkë me shishe në mjedise të ndryshme, shkojnë nëpër vija të lumit duke përfunduar në detet duke na nxjerrë bojën në gjire të caktuara brenda detit Adriatik deri në Kroaci ku na del nami i keq për produktet që hedhim kudo. Prandaj është pa kthim ndalimi i qeseve në verën e ardhshme”, tha Kumbaro.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb