Skip to content

Rradhë kilometrike në Kapshticë, pala greke punon me 2 sportele

Fundi i korrikut shënon kulmin e hyrjes së shqiptarëve nga Greqia drejt vendit të tyre. Mijëra emigrantë vijnë për të kaluar pushimet në familjet e tyre.
 
Por fluksi madh ka sjellë dhe radhë kilomentrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
 
Shkak i pritjeve të gjata është bërë pala greke e cila edhe këtë të diel ka punuar me sportele të reduktuara.Qytetarët kanë qenë të detyruar presin mbi 2 orë për të kryer procedurat ndërkohe që pala shqiptare punon me 6 sportele, ndërsa ajo greke vetëm me 2 të tillë.
 
Në 24 oret e fundit nëpërmjet kësaj pike të kalimit kufitar kanë hyre e dale më shumë se 7500 shtetas shqiptar dhe të huaj.