Banorët e fshatit Greps në Krujë protestojnë për të disatën ditë pasi banesat e tyre rrezikojnë të shemben duke qenë se në tokat ku janë ndërtuar kanë dalë pronarë të tjerë të cilët jetojnë në Tiranë dhe kërkojnë që të kenë prona në zonën e fshatit.
Sipas banorëve, ndaj tyre po bëhet padrejtësi edhe nga ana e gjykatave duke hedhur akuza se këto të fundit funksionojnë si të korruptuara dhe dëgjonin fjalët e pronarëve të mëdhenj pa shqyrtuar dokumentet që banorët kishin.
Deklarata e banorëve:
Më thanë të shembja shtëpinë se e kisha në pronën e bejlerëve. E vëreta qëndron se e gjithë parcela brenda gardit ku kam 3 banesa, nuk ka kufi të ndarë as natyrorë dhe as artificialë. Fshati Kurcaj është furnizuar me tokë në letra brenda këtij blloku me meqë kishin vetëm letra në duar se tokat nuk i merrte dot, ka marrë ato 5 lekë pasi i ka shitur.
Komisionet ndarëse të tokave, ne denoncojmë mënryën e shtiblerjes së ëktyre pronave, ne denoncojmë gjykatën e rretheve që një fjalë të këtyre pronarëve të ëmdhenj e bëjnë ligj ndërsa dokumentet tona nuk e marrin parasysh. Këtu ka korrupsion, padrejtësi, kjo është irriturese. Është e disata protestë dhe ne do vazhdojmë derisa SPAK-u të vihet në lëvizje dhe të hetohen vendimet e padrejta të marra mbi kurrizin tonë. Këtë problem nuk e kam unë por i gjithë ky fshat.
Jemi në probleme me bejlerët e Tiranës ndërkohë që jetojmë në Krujë dhe këtu kemi lindur dhe këtu do të vdesim. Shtëpitë do i mbrojmë me gjak, jemi gati të bëjmë sakrificën sublime nëse drejtësia nuk do të vendosë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
