Skip to content

Një prej bashkëpunëtorëve në plagosjen me armë në zonë e ish-bllokut, arrestohet 44 vjeçari i shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi Kridens Meçollari, (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin Ilir Shkurti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb