Skip to content

Po punonte në një banesë, 49 vjeçari në Durrës bie nga lartësia

Një 49 vjeçar me inicialet F.A raportohet të ketë rënë nga një banesë ku po punonte në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

Menjëherë ai është paraqitur në spital dhe fatmirësisht gjendja e tij duket të jetë e stabilizuar ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.11.2021, rreth orës 11:40, ka shkuar në urgjenën e Spitalit Durrës, shtetasi F. A., 49, pasi duke punuar në një banesë në fshatin Xhafzotaj dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartesia, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb