Skip to content

Aksidenti tragjik në Bullgari/ Xhaçka: Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura

72837219 D231 41EF BC3D E4DA5E42314B

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari, ku deri më tani raportohet për 46 të vdekur. 

Xhaçka konfirmon se pasagjerë që ndërruan jetë ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë!”