Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të nderojë me titullin “Mjeshtër i Madh”, pas vdekjes, aktorin Vegim Xhani, i cili ndërroi jetë në vitin 2017.
“Për kontributin e vyer në fushën e aktrimit në komedinë shqiptare. Me mirënjohje për realizimin me mjeshtëri të shumë roleve në Estradën e Tiranës dhe në Kinostudion ‘Shqipëria e Re’, duke lënë pas një trashëgimi të pasur nëpërmjet interpretimit të tij si aktor dhe duke ngritur lart vlerat kulturore të qytetit të Tiranës,” thuhet në dekretin e Presidentit të Republikës lëshuar në datë 17 nëntor 2021.
Vegim Xhani u nda nga jeta pas një arresti kardiak në vitin 2017, në moshën 76-vjeccare. Ai ka qenë pjesë e estradës së Tiranës dhe ka luajtur disa role edhe në filma të ndryshëm. Aktori 76-vjeçar ka luajtur në filmat ‘’Kur hiqen maskat’’ (1975), ‘’Vajzat me kordele të kuqe’’ (1978) dhe ‘’Shtigje Lufte’’ (1974)
Vegim Xhani lindi më 26 qershor 1940. U bë një nga aktorët e mirënjohur të humorit që me aktivizimin në Lëvizjen Teatrore Amatore të Tiranës, dhe në vitin 1976 filloi punë si aktor profesionist në Estradën e Tiranës, ku qëndroi derisa doli në pension.
Aktrimi i tij kishte një nur komik, hijeshi skenike, finesë, sidomos në aktrimin e njerëzve nga fshati, pijanecë, dembelë, lakmitarë apo njerëzve pa të keq.
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
