Skip to content

FOTOT/ “Alo, a ke firmosur për 11 dhjetorin?”, Agron Shehaj i shkon në zyrë Palokës të verifikojë firmat

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka mbërritur në selinë blu ku po provon të verifikojë firmat e delegatëve të grumbulluara nga militantët e Sali Berishës.

Shehaj thotë se do të verifikojë firmat e delegatëve të njësisë Nr.5 dhe të zonës 7.

Në selinë e PD, në zyrën e Edi Palokës, ndodhen 4200 firma për thirrjen e Kuvendin Kombëtar më datën 11 dhjetor ku pretendohet se kanë nënshkruar vetë delegatët.

Ndërkohë Shehaj teksa ka parë firmat  ka marrë dy personat në telefon dhe i ka pyetur nëse kanë firmosur apo jo për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Teksa Shehaj ka bërë verifikimin e firmave, i pranishëm ka qenë edhe Edi Paloka.