Skip to content

Aksidenti tragjik, Antony Blinken mesazh ngushëllimi: Zemra jonë është me popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për aksidentin tragjik në Sofie të Bullgarisë ku humbën jenën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një reagimi në “twitter”, Blinken ka shprehur mesazhin ngushëllues për familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve i uroi shërim sa më të shpejtë.

Reagimi i Antony Blinken:
“Populli Amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Antony Blinken.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb