Skip to content

“Thyem kockat dhe brinjët për të” demokrati nga Mati me lot në sy: Lul Bashës i them qofsh i xhenetit (Thirrja që ka për Yuri Kim)

Një prej simpatizantëve të PD gjatë fjalës së tij në “foltoren” e mbajtur nga Berisha është shprehur i emocionuar teksa përmendte sakrificat e bëra për kryedemokratin Lulzim Basha. Në fjalën e tij, ai tha se Basha kishte vrarë veten me veprimet e bëra.

Më tej bëri edhe thirrje drejt ambasadores së SHBA, Yuri Kim për të cilën tha se po ndërhynte ku nuk i takonte dhe se po shoqërohej me persona që kishin vrarë njerëz.

Simpatizanti demokrat ndaj Bashës:

E garantoj Lul Bashën që e kam vështirësi t’ja zë emrin që nuk më pranoi për të firmosur. I them nuk ka problem, kjo është demokracia, sepse ne jemi familje e madhe e lirisë së mendimit. Punova me mish e me shpirt me të. I them zotit Çollaku që kujdes me hallvën që gatuar Lul Basha më datë 18 se do ta bëjë me kripë jo me sheqer. Tani ne nga Mati nuk kemi veti t’ja vendosim këmbën në fyt të paudhit që e ka zgjedh rrugën e vetë. Dua t’i them Bashës se e vrau veten vetë. Thyem brinjët dhe kockat për të, do ti them Lul Bashës: Qofsh i Xhenetit. Berisha nuk ka tmerr më të madh se të japësh lekë për të nxjerrë fëmijët nga shtëpia. Shkojmë në darkë në shtëpi dhe e gjejmë tavolinën bosh. Tani zonjës ambasadore. Zonjë e nderar nuk je në vendin e duhur. Je në përfaqësuese e tempullit të demokracisë. Me ata që po rrin ti janë njerëz që kanë vrarë djem të rinj dhe djem nënash.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb