Në orët e vona të mbrëmjes së sotme është raportuar për të shtëna me armë në Orikum në afërsi të Portit të Jahteve. Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur mes 2 personave dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja arme.
Si pasojë e konfliktit, njëri prej të konfliktuarve ka pasur një dëmtim nga tyta e armës dhe është dërguar në spital për t’u mjekuar. Më pas është shoqëruar në komisariatin e policisë. Deri më tani, dyshohet, se personat e përfshirë në konflikt janë nga Orikumi. Personi i shoqëruar deri më tani është shtetasi me inicialet E.Sh 37 vjeç.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
