Një makinë është djegur gjatë natës në Elbasan, teksa ka qenë e parkuar në oborrin e një banese.
Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili është djegur pjesërish.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
