Një sasi e madhe droge, marijuanës me një vlerë rreth 600 mijë euro, që transportohej me një gomone nga 3 italianë dhe një shqiptar është kapur në brigjet e Leçe.

 

Sipas mediave italiane, marijuana kishte dalë nga Shqipëria. Ne pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe shqiptari Arsen Xhaferri 32 vjeç. Gomonia ku ishte fshehur 500 kg drogë  ishte duke u transportuar me një makinë Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles, e cila shoqërohej nga një makinë tip “Fiat multipla” në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal per emigracion klandestinë dhe dy italianët Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit të agjentëve të policisë, u pikas barka, e cila ishte 6 metra e gjatë, ndërsa brenda saj kishte edhe pajisje peshkimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re