Skip to content

Humb jetën një person, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Bëhet fjalë për një qytetar ende tëpaidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen rreth orës 15:10. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.