Skip to content

“Je hajdute kokë e këmbë”, Gazment Bardhi “shpërthen” keq ndaj deputetes socialiste: Na tregon ti…

Ka shpërthyer debati i ashpër në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore.

Teksa deputeti Enkelejd Alibeaj, parashtronte pyetjet e tij për kreun e SPAK, Arben Kraja, ka ndërhyrë deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e cila ka kërkuar që pyetjet të jenë specifike dhe jo analiza.

Menjëherë pas kësaj, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i cili shpërtheu me akuza ndaj socialistes të cilën e etiketoi si “hajdute”.

Debati i ashpër:

Ermonela Felaj: Kërkoni të dhëna sasiore.

Enkelejda Alibeja: Këto diskutime janë të rëndësi.

Gazment Bardhi: Ermal Pishtari është patronazhisti i zotit Kraja, nuk jeni juve, Ju jeni Ermonela.

Ermonela Felaj: Sado që ti mund të jesh subjekt i veprës penale.

Gazment Bardhi: Po lere veprën penale. Ti je hajdute kokë e këmbë, vjen këtu, na tregon ne rregulloren. Po na le rehat. Na ndërhyn këtu. S’keni nevojë të ndërhyni.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb