Skip to content

“Duhet të kishit ardhur i përgatitur në studio”, Shehaj debat me moderatoren: Më lini ta shpjegoj, mora në telefon delegatët dhe rezultoi që…

Deputeti, demokrat, Agron Shehaj: Kontrollova listën e delegatëve për t’u siguruar që janë realisht delegatë. Unë kam patur një listë të PD më parë pasi jam kryetar i njësive 5 dhe 7 në Tiranë gjatë fushatës elektorale. Këto lista ishin në dakordësi me njëra tjetrën. Janë rreth 170 delegatë në këto dy njësi. Kam bërë më shumë se rreth 100 telefonata. Kam folur konkretisht me 100 delegatë.

Janë rreth 170 delegatë, unë do flisja vetëm me ata që sipas organizatorëve kishin deklaruar që kishin firmosur. Fola me ata që mu përgjigjën në telefon, rreth 80 e atyre që kishin firmosur pra. Nga 170, rreth 100 delegatë janë nga dega 5, ndërsa 70 të tjerë janë nga dega 7.

Eni Vasili: Unë dua të di nga ju dolën 98% të vërtetë, mos bëni llogarit tani në studio duhet të kishit të ardhur i përgatitur.

Unë kam telefonuar cdo delegat që ka firmosur me 80% prej tyre me të cilët kam folur, 98% më kanë konfimruar se kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Eni Vasili: Si e vërtetuat që ishin pikërisht delegatët nga ana e telefonit?

Shehaj: Kam punuar me ta, kam numrin e telefonit dhe unë I pyes për emrin dhe mbiemrin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb