Skip to content

“Testi i drogës për policët duhet të ishte i befasishëm, jo i lajmëruar”, avokati Matlija për vrasjen e 8 vjeçarit: Nuk duhet të kthehet dënimi me vdekje, ja si mund të veprohet

Avokati, Dorian Matlija nëpërmjet një lidhje direkte në “Skype” ka dhënë një intervistë për studion e Fax Neës ku ka folur lidhur me urdhërin e drejtorit të policisë Gledi Nano që në përmbajtje kishte detyrimin e cdo efektivi për të bërë testin e drogës.

Matlija tha se ishte pro këtij urdhri por shtoi se më e mira do të ishte që të mos ishte lajmëruar se do të bëheshin teste të tilla, në mënyrë që të zihen në befasi policët që vërtetë konsumojnë lëndë narkotike.

Ndërsa më tej, i pyetur nëse duhet të rikthehet dënimi me vdekje pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fier ku u vra në mënyrë makabër 8 vjeçari, avokati tha se dënimi me vdekje nuk dueht të rikthehej por në vend të tij duhet të bëhej dënimi me burgim të përjetshëm për autorin.

Intervista me avokatin:

Marrëveshja e nënshkruar mes policisë dhe laboratorit privat për kryerjen e testit të dreogës

Marrëveshja në fjalë ëshë më tepër për të realizuar mjetin me të cilin do të bëhet testin. Kjo shoqërohet me urdhrin që ka nxjerrë drejtori Gledis Nano. Në fakt sic e thotë edhe vetë Nano kjo bëhet më tepër për të kuruar imazhin e policisë pasi qytetarët kanë pasur përplasje me ta. Kjo bëhet për t’I bërë të qartë publikut se persona që konsumojnë substance t tilla nuk janë pjesë e policisë. E mira e testeve të drogës është të bëhen në mënyrë të rastësisshme dhe të palajmëruara. Jo të bëhen me këto lloj lajmërimesh pasi shumë persona mund të qëndrojnë disa kohë pa konsumuar sa të pastrohen para testin. Prandaj e shoh më shumë si marrëdhënie publike.

Efektivët që nuk e pranojnë testin?

Është detyrim i të gjithë efektivëve, madje edhe pë rata që hyjnë në akademi. Një individ i tillë duhet të lërë uniformën. Është ende herët për të parë nëse ky urdhër do zbatohet apo jo sepse ligji ka qenë edhe më parë. Sic e pamë urdhri I lëshuar nga Gledis Nano ku thueht se do të respektohet parimi I konfidencialitetit, por nuk do të vazhdojnë të jenë më policë nëse nuk pranojnë të bëjnë testin. Qytetarët janë përballur me sjellje jo të zakonshme me policinë dhe mua më ka rënë rasti të jem dëshmitar në raste të tilla, ku pjesa e sjelljes lë për të dëshiruar në disa raste.

Do doja të shihja një rezultat më të gjerë, nuk është e mjatueshme për të rregulluar marrëdhënien qytetar-polic. Mendoj se është një hap i parë drejt rregullimit të këtyre marrëdhënieve. Problemet në thelb të policisë janë shumë të rënda. Në numër, policët që mund të përdorin drogë mund të jetë shumë i vogël. Dua të shoh edhe veprime të tjera nga Nano për të parë spastrime nga rradhët e policisë nga individë që nuk dinë si të sillen me qytetarët.

A ka funksionuar më parë testi i drogës?

Ajo që parashikohet në fakt është se qëkur hyn në akademinë e Policisë duhet bërë testi i drogës por sic po e shohim në fakt nuk është zbatuar në mënyrë rastësore jo me lajmërim të gjerë. Pra testi i drogës duhet të bëhet vazhdimisht dhe në befasi që mos të lërë kohë të efektivëve përdorues. Unë shpresoj që pjesa e kapjes së rastësishme do të bëjë të mundur që të funskionojë i gjithë ligji.

Vrasja e 8 vjeçarit në Fier, firmosja e peticionit për dënimin me vdekje.

Unë nuk mendoj se dënimi me vdekje do sjellë ndonjë rezultat në luftën për parandalimin e krimit. Në vendet ku ekziston nuk ka ndonjë rezultat konkret, edhe atje ku është përdoret shumë rrallë, por kjo nuk i parandalon këto akte. Persona të tillë nuk duan t’ja dinë për dënimin me vdekje sepse janë në një gjendje të tillë që nuk i mendojnë pasojat. Unë di që drejtësia hakmarrëse nuk i shërben drejtësise sepse personi mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe të vuajë përjetë. Djali i humbur nuk do rikthehet, por duhet që persona të tillë të ndëshkohen me burgim të përjetshëm, pavarësisht se po bëhet një peticion, sistemi ynë i drejtësisë është restaurues ndaj këture personave. Tagri i marrjes së jetës, ndodh zakonisht ose nga dora e një krimineli ose nga ndonjë gjë hyjnore për ata që besojnë.

A ka pasur raste të ngjashme dhe cfarë dënimesh janë dhënë?

Raste si ky nuk kam parë më parë, por kam parë raste të krimeve makabër, autorët e të cilave kanë marrë dënim me burgim të përjetshëm.

/faxweb