Deputeti Saimir Korreshi qëndroi pranë fermerëve të Divjakës të cilët po protestojnë para Kuvendit për subvencionimet që nuk kanë marrë dhe për rritjen e kostos së plehrave dhe farave.

Pak më parë kryeministri Rama mori disa përfaqësues të tyre brenda Kuvendit për të diskutuar për problematikat që kanë.

Korreshi në dialog me ta tha se Partia Demokratike do t’i mbështesë dhe se duhet vepruar sa më shpejt për ta përndryshe ata do të braktisin vendin dhe do kete humbje te medha ekonomike.

Fermeri: Më djeg shpirti, nuk kam ardhur as për të majtë e as të djathtë, shteti është rregullator.

A jemi ne fajtorë? Duhet t’i japim zgjidhje problemit

Nuk ka zot nane që të na ndajë, ne do bashkohemi me Berishën!

Korreshi: Hajdeni, se do ju dëgjojnë dhe ata të tjerët.

Fermeri:Ministrja nuk do të na dëgjojë! Të na barazojë me rajonin, nu duam gjë tjetër.

Përndryshe jemi të mbaruar!

Korreshi: Serbia sjell gjithë qumështin këtu…

Korreshi: Ne japim miliarda dollarë, por fermerët I duan paratë në dorë, duhet një balancë për normën që shitet dhe duhet buxhet më i lartë.

Unë jetoj përdit në Lushnjë, me fëmijët e tyre jam shokë, kur pimë kafe zihemi kush do e paguajë. Te kjo pikë do i mbështes, nëse PD kishte 100 milionë euro subvencionim, unë do flas që të fokusohemi te problematikat e tyre.

Nëse nuk bëj një foto me kastravec ose me presh nuk tërheq dot as vëmendjen e medias. Kaq e vështirë është t’i dëgjojmë sot? Këta zotërinj na japin taksat, ne rrojmë me lekët e tyre, të paktën të dëgjohen dhe të arrijmë një consensus.

Fermerët janë zhytur në borxh edhe do braktisin vendin, shohim satelitët ndërkohë plugu rri aty.

Këtyre nuk u del lekë as për plastmasin e serave.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re