Skip to content

“Do t’i bashkohemi Berishës”, drejtuesi i protestës së fermerëve kandidat për deputet: Do ulemi të flasim po ky Rama s’na dëgjon fare, flet veç ai

Drejtuesi i protestës së fermerëve Eduard Sharka thotë se kryeministri Edi Rama nuk e njeh fare gjendjen e fermerëve.

Kandidati i PD për zgjedhjet e 25 prillit që sot është shfaqur si udhëheqës i protestës akuzon shefin e qeverisë për indiferencë. Ndërkohë, grupi drejtues i protestës tha se do t’i bashkohen Berishës sepse s’ka zgjidhje tjetër.

“Ne pranuam këtë takim sepse përfituam nga rasti pasi prej muajsh nuk kishim asnjë shenjë.

Kryeministri është i painformuar.

I thamë kryeministrit për ndryshimin e mënyrës së shkuarjes te fermerët.

Ndamë shumë këndvështrime të tjera. Mendojmë që qeveria nuk e njeh gjendjen reale.

30% e fermerëve sivjet nuk kanë porositur për të mbjellë vitin e ardhshëm.

Ramë dakord që cilësia e inputeve bujqësore është e pagarantuar.

Na thërrasim për të dëgjuar dhe flasin ata.

Duhet unë që të tregoj se çfarë vështirësish kam. I thamë kryeministrit ta dëgjojë nga ne kontekstin real. Pas disa debateve ramë dakord që të ulemi dhe të flasim”, tha Sharka.