Sali Berisha ka njoftuar sot se shumë shpejt do të nisin protestat kundër qeverisë. Nga “Foltorja” në Kuçovë, lideri historik i PD u ka thënë demokratëve se shumë shpejt do të nisë stina e protestave të mëdha.
“E ka thënë i pavdekshmi Helmut Kolni, kur gjermano-lindorët e shtypur ecnin me qindra kilometra për të dalë në hapësirën e lirisë, ai thoshte se në Bundestag, se bashkatdhetarët tanë po votojnë me këmbët e tyre. De ne duhet të përgatitemi që të votojmë me këmbë, duart e protestat tona., Ky është revolucion, që ka si qëllim rivendosjen e votës dhe shtetit të lirë në Shqipëri.
Askush nuk duhet të trembet, unë dua të theksoj se zgjedhjet e 25 Prillin nuk i pranojmë, Ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë votën e lirë. Ne nuk vijmë në pushtet pa votën e lirë. Por me Edi Ramën, votë të lirë nuk ka dhe nuk do të ketë, ndaj të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha”, tha Berisha.
