Skip to content

Shkëlzen Berisha sulmon Bashën: Të ka borxh PD se s’të ka bërë President dhe kryeministër (si babain e tij)

Djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, ka sulmuar Lulzim Bashës, pasi ky i fundit polemizoi ashpër në intervistën e dhënë mbrëmë.

“PD i ka borxhe Lulzim Bashës, pasi nuk e bëri President dhe dy herë Kryeministër”, shkruan Shkëlzen Berisha në faqen e tij në rrjetet sociale.

Ky postim, është një ironi me Bashën, i cili deklaroi se Sali Berisha i ka mjaft borxh Partisë Demokratike që e ka mbështetur në gjithë këto vite.

Sipas logjikës së Zenit, Partia Demokratike është pronë e tyre që vetëm Saliu duhet të jetë president dhe kryeministër.

Pasio, përveç Berishës, PD ka pasur edhe të tjerë kryeministra, president, e ministra të sajët, madje edhe President të zgjedhur me votën e tyre, por i quan armiq, vetëm e vetëm , pasi ata e konsiderojnë PD-në si pronë që ofiqet i jep vetëm Sali Berisha për njerëzit që i quan besnikë, ose për veten e familjarët e tij…

TemA