Skip to content

Dega numër 7 e PD-së në Tiranë publikon emrat/ Sa prej delegatëve kanë firmosur pro Kuvendit të Berishës

Edhe dega numër 7 e Partisë Demokratike në Tiranë ka publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Emrat u lexuan nga sekretari i degës, Shpëtim Qordja nga zyra e Edi Palokës, kreut të Këshillit Kombëtar.

Në zyrën e tij janë depozituar edhe firmat e tjera.

Qordja tha se kjo degë ka 86 delegatë dhe nga këta, 46 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb