Policia e Delvinës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, arrestuan  në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin N.M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi  ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses”, njofton policia.

Ndërsa një tjetër denoncim ka mbërritur në këtë Komisariat. Babai i një të miture, 15-vjeç denoncon se vajza i është larguar nga shtëpia sëbashku me ish-bashkëshorten e tij.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare,  banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re