Skip to content

Parandalohet krimi në familjen shqiptare në Itali, 46-vjeçari tenton të vrasë me thikë gruan

ITALI- Dhuna ndaj gruas së tij i ka kushtuar lirinë një 46-vjeçari shqiptar në Itali, i cili u arrestua pasi tentoi të vriste gruan e tij. Mediat italiane raportojnë se gjatë mbrëmjes së të hënës, policia e Materas u sinjalizua nga një telefonatë, për konflikt në një familje.

‘Basilicata24.it’ shkruan se falë ndërhyrjes së policisë, u arrit të parandalohej krimi në familje. Mësohet se 46-vjeçari pas një sherri për motive banale kishte nisur të keqtrajtonte gruan e tij 36 vjeçe, në dy të fëmijëve të tyre, 7, 14 e 15 vjeç, të cilët ishin bërë edhe dëshmitar të skenës së rëndë. Shqiptari, me inicialet C.A., nisi të godiste gruan dhe ta kërcënonte me vdekje, ndërsa më pas u përpoq ta godiste atë me dy thika kuzhine.

Pasi ndërhyri policia, u bë e mundur arrestimi i agresorit, ndërsa viktima e dhunës u dërgua në spital, pasi kishte marrë disa lëndime.(ed.me/BalkanWeb)

!function(f,b,e,v,n,t,s)
{if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};
if(!f._fbq)f._fbq=n;n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;
n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window, document,’script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘187192692148875’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);