Skip to content

Ambulanca përplaset me Golf 5, ka të vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë me një viktimë dhe 6 të plagosur është regjistruar pak pas mesnatës së sotme në rrugën e Rinasit.

Siç edhe duket nga pamjet, një automjet ambulancë është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

Ambulanca është përplasur me një automjet tip “Golf 5”. Përplasja ka qenë aq e fortë sa autoambulanca ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.