Skip to content

Athina “vishet” kuqezi për Festën e shqiptarëve, Veliaj falënderon kryebashkiakun Bakoyanis!

Për herë të parë, në Athinë janë ndezur dritat në mënyrë ceremoniale në ngjyrat kuqezi, për të përshëndetur Festën Kombëtare të shqiptarëve.

Ngjarje që është bërë nga bashkia e kryeqytetit grek, gjest që ka bërë përshtypje tek mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë përshëndetur këtë akt.

Ndërkaq kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim të posaçëm në twitter ka falenderuar kryebashkiakun Kostas Bakoyanis.

“Faleminderit mik i dashur Kostas Bakoyanis për ndriçimin me ngjyrat kuqezi për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Respekti juaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën, një qytet më të përparuar, është çmuar shumë. Flm vëlla”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës në postimin e tij në gjuhën angleze.

TemA