Skip to content

VIDEO/ “Vajza hyri në banjo e iu mor fryma”, banorët e lagjes në Derviçan flasin për vdekjen e 12-vjeçares: I ati shkoi ta ndihmonte…

Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në Derviçian të Gjirokastrës ku një e mitur humbi jetën pasi banesa e saj u dogj nga flakët, banorë të zonës janë shprehur për Fax News se nuk kishin pasur drita dhe nga larg kishin dalluar vetëm zjarrin.

Një banor tjetër tha se 12-vjeçarja kishte shkuar në banjo dhe ishte asfiksuar nga tymi. Ai shpjegoi se babai shkoi ta ndihmonte por nuk dihet se cfarë ka ndodhur më pas.

Një njeri më tha mua se vajza u fut në banjo, iu zu fryma dhe vdiq. Edhe babai tentoi ta ndihmonte, asnjë nga komshinjte nuk e ka parë”-tha një banor i lagjes.

“Çfarë të të them? S’kishim drita, të tërë ishim nëpër shtëpitë, i pamë flakët nga larg”-dëshmoi një banore tjetër.

Kujtojmë se mbrëmë e mitura edhe pse u dërgua në spital nuk arriti dot të mbijetonte zjarrit të shkaktuar nga një qiri brenda shtëpisë.

(E.D/faxweb.al)