Skip to content

‘Do të bëhet si vaksina e gripit’, Dollenberg flet për variantin e ri të Covid: Të vaksinohen edhe fëmijët, në Gjermani punëtorët bëjnë test çdo ditë

Mjekja shqiptare Aurora Dollenberg ka folur në lidhje me variantin e ri të Covid, që po shqetëson shumë vende të botës, dhe që sipas saj duket të jetë më ngjitës se varianti dominues i mërparshëm, i njohur si Delta.

“Derimë tani nuk ka asnjë person me Omicron në Gjermani. Ky mutacion është komplet i ndryshëm nga ata që kemi parë deri tani, është një variant plotësisht i ri, janë mutacionë të panjohura për ne derimë tani”, tha Dollenberg.

Ndërkohë që lidhur me situatën në Gjermani, ku mjekja punon, Dollenberg tha se qeveria është duke diskutuar për një mbyllje të dytë, ndërkohë që çdo i punësuar që nuk ka pranuar të vaksinohet duhet të bëjë test të shpejtë çdo ditë.

“Qeveria gjermane po reflekton për një lockdaën, mutacionet rrezikojnë që të prekin dhe ata që janë të vaksinuar, por në ndryshim nga të pavaksinuar evitohen rastet e rënda. Dëshira e ekspertëve në Gjermani është që të kalojë shifrën e 90% sa i takon ta vaksinuarve, jemi të detyruar që të rrisim kontrollet.

Çdo i punësuar në Gjermani, që nuk ka pranuar të vaksinohet, duhet të bëjë testin e shpejtë çdo ditë, dhe 2 herë në javë testin me PCR. Kjo vërteton se Gjermania e ka marrë shumë seriozisht qoftë pandeminë, qoftë edhe variantet e reja”, tha Dollenberg.

Sa i takon dyshimeve në lidhje me efektin e vaksinave, mjekja tha se vetëm persona që skanë lidhje me mjekësinë mund të bëjnë deklarata të tilla. Sipas Dollenberg në Gjermani ka shkuar në 65% numri i fëmijëve mbi 12 vjeç që janë vaksinuar, ndërsa e lejuar është vetëm vaksina Pfizer, për këtë grupmoshë.

Mjekja pranoi se me kalimin e kohës vaksina e Covid mund të kthehet në periodike, siç ndodh me vaksinën e gripit, njëherë në vit. Ajo tha se po punohet për një vaksinë të vetme që të aplikohet nga të gjitha shtetet.

“Vetëm një joekspert mund të vëjë në diskutim efektin jetëshpëtues të vaksinës, është e vërtetuar që mutacionet e reja ulin efektet e vaksinës, por është shumë e nevojshme që ne të marrim vaksinës pasi është nëj urgjencë e kohës.

Virusin nuk do të arrijmë që ta eleminojmë në një kohë të afërt, do të jetë një përsëritje e pandërprerë, që do të ulin efektet e vaksinave, po punohet për një vaksinë universale, e cila të merret çdo një vit. Kjo do të thotë se ne sikundër vaksinën e gripit që e japim çdo vit, e njëjta gjë të ndodh dhe me vaksinën kundër Covid.

Është e vërtetë që në Gjermani nuk është futur ende protokolli i vaksinimit nën 12 vjeç, ndërsa ata mbi 12 vjeç janë vaksinuar në masën 65%. E vetmja vaksinë e lejuar është Pfizer. Për moshat nga 5-12 vjeç ne në Europë jemi ende skeptikë për ta kryer, derimë tani jemi në procesin e mbledhjes të të dhënave.

Mbi moshën 12 vjeç rekomandoj që të vaksinoni fëmijën tuaj.

Rastet e rënda me grip në këtë vit janë shumë të pakta, virozat e provokuara nga Covid janë në rritje. Kjo bën që në periudhën e dimrit, të kemi një rritje të rasteve, e kombinuar kjo dhe me festat e fundvitit, ku njerëzit kanë dëshirë që të qëndrojnë me njëri tjetrin, janë një rrezik real, që të vijë një valë e pakontrollueshme”, u shpreh mjekja.

/faxweb