Junuz Goç quhet babai mizor i cili qëlloi disa herë brutalisht të birin, një foshnje veçse dy muajshe. Video e publikuar në të gjitha mediat turke solli një tronditje të vërtetë të opinionit publik, ndërsa vetë agresori pranoi para oficerëve të policisë, se të birin e qëlloi sepse po qante.

Media turke ka ndjekur në detaje rastin tronditës, për të zbuluar se bashkëshortja e agresorit kishte rënë pre me dhjetëra herë ndaj dhunës fizike e psikologjike. Ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte vendosur të divorcohej. Ndërhyrja e familjarëve 2 muaj më parë, e kishte risjellë gruan me të shoqin.

Gruaja kishte vendosur telefonin fshehtësisht në dhomë për t’u larguar në kuzhinë. I shoqi i kishte kërkuar t’i bënte çaj. Kur u kthye, pa të birin me plagë të rënda. Vogëlushi kishte pësuar hemorragji cerebrale.

““Ai nuk duhet të dalë kurrë nga burgu”- u shpreh nëna e vogëlushit, e quajtur Semra.

Vogëlushi u dërgua në spital ku u konstua hemorragjia në tru. Mjekët ndërhynë me operim dhe momentalisht gjendja shëndetësore e foshnjes është stable, pavarësisht se rreziku për jetën ende nuk ka kaluar.

Videon mund ta shihni Këtu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re