Skip to content

Turqi, humb jetën foshnja e plagosur nga terroristët e PKK-së

Foshnja e cila dje u plagos nga një sulm i organizatës terroriste PKK në provincën juglindore të Turqisë, Hakkari, i është nënshtruar plagëve në spital, transmeton AA, përcjell KosovaPost.

Sulmi ndodhi kur një bombë e vendosur në rrugë nga terroristët shpërtheu teksa një automjet me civilë po kalonte në qarkun Yuksekova.

Nëna vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa foshnja 11-muajshe iu nënshtrua plagëve në Spitalin Publik të Yuksekovas.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cila listohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve.