Ditën e sotme Ferdinand Xhaferaj bëri me dije lajmin e dorëheqjes nga kryetar i degës së Partisë Demokratike në Durrës.
Xhaferaj zbuloi edhe arsyen e këtij vendimi.
“Statuti i PD e përjashton mundësinë të jesh edhe deputet edhe kryetar dege”, tha Xhaferaj.
Ndërkohë i pyetur nëse do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, ai u përgjigj: Ne 11 nuk ka Kuvend, ka foltore meme.
