Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se me buxhetin e 2022 dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje që kanë 3 fëmijë nën 8 vjeç.
Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan: “Dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje që kanë 3 fëmijë nën 18 vjeç”.
Buxheti 2022 rrit me 10 % pagesën e ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme.
Ndërsa për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkte dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike parashikohet të trefishohet.
