Skip to content

Berisha mesazh Bashës: Je i marrë fund, pas 11 dhjetorit përcaktojmë ditën e protestës kombëtare

Gjatë foltores së Bilishtit, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, se është i marrë fund.

Po ashtu një thirrje e pati edhe për Edi Ramën, të cilit i kërkoi që të heqë dorë nga lojërat me atë që e konsideron pengkryetarin.

Ai tha se pas 11 dhjetorit, demokratët do të përcaktojnë ditën e madhe të protestës kombëtare ku do të shpallen kërkesat gjer në fitoren e PD-së.

“I kërkoj edhe njëherë të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë si peng PD se në mënyrë absolute është jashtë çdolloj kapaciteti.

Ky revolucion nuk ka të ndalur. Nuk ka forcë në botë. Peng kryetar, dëgjoje këtu, Edi Rama mund të të mbyllë dhe të hapë  dosje sipas qejfit, por Edi Rama nuk të shpëton dot kurrë nga kjo shumicë gjigande e PD që ti kërkon ta nëpërkëmbësh. Je i përfunduar.

Do të përdor fjalët e një diplomati të nderuar, i pakallur është thotë, ka marrë fund politikisht. Ndaj edhe i them Edi Ramës të heqë dorë nga lojërat me pengkryetarin.

Më datën 11 demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas kësaj ditën e madhe të protestës kombëtare, në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë.

Më 11 dhjetor do të votojmë një statut, me të cilin kemi qëllimin më madhor që të rikthejmë lirinë e munguar, që të rikthejmë votën e lirë, të rikthejmë pushtetin tuaj në PD”, tha Berisha.