Këtë të shtunë në Vishticë pllakosi heshtja. Familjarë, të afërm e qytetarë u mblodhën për varrimin e familjes 4 anëtarëshe, e cila humbi jetën në tragjedinë e 23 nëntorit në Bullgari.
Nëna, babai e dy fëmijët, u dërguan në banesën e fundit në një ceremoni mortore me dhjetëra qindra persona.

Lot e trishtim veçanërisht për dy të miturit binjakë, vetëm 4 vjeç, të cilët ishin në mesin e 45 viktimave në aksidentin në rrugën ‘Struma’ të Bullgarisë.
Alsat përcolli disa pamje nga varrimi.
