Skip to content

Operacioni “Baza”: ja ku furnizohej me armë krimi në Shqipëri

Policia e Tiranës njoftoi se nga një operacion i koduar me emrin “Baza”, është arritur të zbulohet baza e furnizimit me armë të kontigjenteve kriminale në Shqipëri.

Sipas policisë, është shtetasi Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili e posedonte arsenalin e armëve në shërbim të krimit. Edhe ai vetë ka qenë i njohur si kontigjent krimi, pasi është dënuar më parë për “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

“Ky shtetas  kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri”, informon policia.

Raporti policor thekson më tej se “gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

– dy armë sportive.

– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet më tej në informacionin e shpërndarë nga policia.