Policia e Vlorës ka kryer një aksion blic mbrëmjen e kësaj të shtune, për evidentimin dhe sekuestrimin e lojrave të fatit që janë në lokale të ndryshme të qytetit.

Deri më tani, raportohet se janë bllokuar disa lokale që kanë mbajtur materiale që kryenin veprimtarinë si dhe materialet.

Nuk raportohet ende për persona të shoqëruar, ndërkohë që aksioni është ende në zhvillim e sipër.

Pavarësisht se lojërat e fatit janë të ndaluara në vendin tonë, në shumë lokale ende vendosen baste sportive në mënyrë ilegale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko