Skip to content

“Më prisni se po vij”, Berisha çon Çlirim Pekën si “ambasador” të Foltores në SHBA

Sali Berisha ka zgjedhur të nisi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës administratorin e ZeniTv dhe Zeni.net Çlirim Peka.

Gazetari ka ndarë disa foto nga avioni teksa në njërën shkruan “Foltore”.

Peka do të jetë pranë demokratëve në këto foltore, ndërsa ish-kryeministri do të jetë “online” në takim me demokratët që jetojnë në Amerikë, pasi vetë Berisha e ka të pamundur të shkojë në SHBA, pasi së bashku me familjen është shpallur “non grata”.

Krahas Pekës thuhet se do të jetë edhe emigrantja Evi Kokalari e cila është shumë e njohur në SHBA, si dhe me jehonë të gjerë në dy tre kontinente. (TemA)